Hansi Flick pas fitores spektakolare të Barcelonës: Mënyra se si ekipi reagoi është e pabesueshme

- Bota Sot

Hansi Flick pas fitores spektakolare të Barcelonës: Mënyra se si ekipi reagoi është e pabesueshme

Një nga ndeshjet më dramatike të sezonit u zhvillua në kuadër të javës së 32-të të La Ligës, ku Barcelona arriti një fitore spektakolare me rezultat 4:3 ndaj Celta Vigos, në një përballje të mbushur me gola, emocione dhe përmbysje të papritura.

Pas ndeshjes, trajneri i Barcelonës, Hansi Flick i dha mendimet e tij për këtë fitore, e po ashtu edhe për gjendjen e Robert Lewandowskit.

“Kur fitojmë, na pëlqejnë ndeshje të tilla. Kemi luajtur kundër një skuadre shumë të mirë, që ka bërë rezultate të mira në dhjetë ndeshjet e fundit – këtë e thashë edhe dje në konferencën për shtyp.

Trajneri i tyre po bën një punë fantastike. Për Lewandowskin duhet të presim deri nesër në mëngjes; do t’i bëjmë një rezonancë për të parë se çfarë ka.

Golat që kemi pësuar erdhën pas gabimeve tona, ua kemi bërë të lehtë, por mënyra se si ka reaguar skuadra, që nuk dorëzohet kurrë dhe që ka mentalitet në këtë moment ku ndodhemi, është e pabesueshme.

U përqafuam me Raphinhën sepse në pjesën e parë nuk po i dilnin gjërat, i thashë të mendonte pozitivisht – dhe në pjesën e dytë kjo u pa qartë”, ishte deklarata e Flick.



Lexoni të gjitha në Bota Sot