Gjesti për natën finale të BBVA4: Nuk më dilet – do e shtyja edhe një muaj

- Gazeta e Prizrenit

Gjesti për natën finale të BBVA4: Nuk më dilet – do e shtyja edhe një muaj

Sonte mbyllet zyrtarisht një prej sezoneve më të suksesshme të Big Brother VIP Albania – edicioni i katërt që theu çdo rekord shikueshmërie dhe u kthye në fenomen social.

Në natën e fundit emocionuese, moderatori Ledion Liço i pyeti finalistët për përjetimet e javës së fundit brenda shtëpisë më të famshme në vend. Dhe përgjigjet e tyre ishin po aq të sinqerta sa emocionuese.

“Unë edhe një muaj e kisha shtyrë. Nuk po më dilet, jam vetvetja 100%”, u shpreh Gjesti, duke treguar sa shumë i është lidhur me eksperiencën e tij në Big Brother.

Edhe Egli ndau përshtypjet e saj për ditët e fundit në shtëpi: “Jo dhe javë aq e gjatë, ka qenë e mbushur plot me emocion”.

Sakaq, Gjesti shtoi me nostalgji se shtëpia do t’i mungojë shumë: “Unë do i mungojë shumë shtëpia e Big Brother dhe se do e shtynte edhe një muaj tjetër aty”./GS



Lexoni të gjitha në Gazeta e Prizrenit