Buxheti i Prizrenit për vitin 2025: Pagat dhe mëditjet zënë pjesën më të madhe të shpenzimeve

- Gazeta e Prizrenit

Buxheti i Prizrenit për vitin 2025: Pagat dhe mëditjet zënë pjesën më të madhe të shpenzimeve
Prizreni ka ndarë një buxhet prej 70.4 milionë eurosh, i cili është shpërndarë në kategori të ndryshme shpenzimesh. Sipas të dhënave, shpenzimi më i madh i komunës është për pagat dhe mëditjet, duke arritur shumën 27.4 milionë euro, ose 39.08% të buxhetit të përgjithshëm.
Pas kësaj, shpenzimet kapitale, të cilat përfshijnë investimet në infrastrukturë dhe projekte të mëdha, zënë 32.7% të buxhetit, me një shumë prej 23 milionë eurosh. Ndërkohë, për mallra dhe shërbime janë ndarë 14.2 milionë euro (20.24%), ndërsa subvencionet dhe transferet kanë marrë 4.5 milionë euro (6.48%).

Shpenzimet komunale, të cilat përfshijnë kostot administrative dhe operative të institucionit, përbëjnë vetëm 1.50% të buxhetit, me 1 milion euro të ndara për këtë kategori, percjell 04 Online.
A nënkupton kjo se administrata komunale është e mbingarkuar, ku shpenzimet për paga dhe mëditje tejkalojnë shpenzimet kapitale?
A duhet të reformohet administrata komunale me qëllim të uljes së shpenzimeve për paga dhe mëditje, si dhe fokusi të rritet te shpenzimet kapitale?
Kjo mbetet të shihet në të ardhmen./04 Online
* Statistikat e prezantuara në grafikone: Instituti GAP


Lexoni të gjitha në Gazeta e Prizrenit