Skuadra shqiptare Voska Sport e Ohrit e ka braktisur dje fushën për shkak të referimit.
Skuadra shqiptare u largua nga fusha në minutën e 76-të kur rezultati ishte 1:1 me Vardarin.
“Vardari pritet të merr rezultat zyrtar 3:0, Voska të dënohet prej minus 3 deri në 9 pikë!”, shkruan mediumi maqedonas “Sportsport”.
“Pas kësaj, klubi nga Ohri do të luajë në Ligën e Dytë sezonin e ardhshëm”, shkruan më tej.
“Dhe ajo që është më interesante, goli i Vardarit për 1:1, nga Duranski, ishte një gjuajtje e pastër, topi ishte pas vijës së portës pasi të gjithë u bindën pasi panë pamjet televizive”, ka shkruar media maqedonase.