Skuadra e AIK-ut ka shënuar fitore minimale 1:0 ndaj Osterit në ndeshjen e vlefshme për javën e katërt në elitën e futbollit suedez.
Golin e vetëm në këtë ndeshje e shënoi mesfushori i Kombëtares së Kosovës, Bersant Celina.
Celina realizoi një eurogol me volej në minutën e 80’të.
28-vjeçari e ka nisur mrekullisht sezonin e ri, duke shënuar dy gola dhe një asist në katër ndeshje.