Drita e Gjilanit e ka tronditur Suharekën vendase, duke e mposhtur me rezultat 2:1, në takimin e javës së 30-të të elitës së futbollit të Kosovës.
Në minutën e 26-të pas goditjes së Brojës, Rexhaj ka shënuar autogol, 0:1 për Dritën.
Në minutën e 44-të Kodra e ka barazuar rezultatin pas asistimit të Fetahaj.
Në minutën e 81-të kapiteni Besnik Krasnqi goditi nga penalltia por gjuajtjen e të cilit e ka pritur portieri Avdimetaj, topi deri të ukrainasi Kostyshyn dhe ka shënuar për 1:2.
Drita kryeson me 66 pikë, ndërsa Suhareka është në pozitën e parafundit (i nënti) me 33 sosh.