Mbreti Charles dhe Mbretëresha Camilla kremtojnë Pashkët në Windsor, mungon Princ William dhe Kate

- Bota Sot

Mbreti Charles dhe Mbretëresha Camilla kremtojnë Pashkët në Windsor, mungon Princ William dhe Kate

Mbreti Charles dhe mbretëresha Camilla, morën pjesë në meshën e Pashkëve në kishën e Shën Gjergjit në Kështjellën Windsor, së bashku me shumicën e anëtarëve të familjes mbretërore.

Në ceremoni munguan Princi i Uellsit, William, Princesha Kate dhe fëmijët e tyre, të cilët kaluan fundjavën në Norfolk.

Sipas BBC, pas meshës, Mbreti dhe Mbretëresha pranuan urimet për Pashkët nga qytetarët e mbledhur jashtë, ku Camilla mori edhe një buqetë me lule nga një vajzë e vogël.

I pranishëm në ceremoni ishte edhe Princi Andrew, së bashku me ish-bashkëshorten e tij, Sarah – Dukesha e York-ut – dhe vajzat e tyre, Eugenie dhe Beatrice, të cilat ishin të shoqëruara nga bashkëshortët e tyre.

Në mesazhin e tij për Pashkë, Mbreti Charles foli për unitetin mes feve të ndryshme dhe vlerësoi ata që ofrojnë ndihmë humanitare në kohë lufte dhe katastrofash, sipas BBC-së.

“Një nga paradokset e njerëzimit është fakti që jemi të aftë si për mizori të madhe, ashtu edhe për mirësi të jashtëzakonshme”, u shpreh ai ndër të tjera.



Lexoni të gjitha në Bota Sot