Një e moshuar doli nga rruga me veturën e saj, duke lënë pas saj një gjurmë shkatërrimi.
89-vjeçarja goditi dy fëmijë dhe një burrë me veturën e saj në Altenbuch, distrikti Miltenberg - Gjermani.
Sipas një zëdhënësi të zjarrfikësve, gruaja doli nga rruga të enjten dhe goditi fëmijët e moshës 11 dhe 13-vjeç dhe një 71-vjeçar.
Fëmijët kanë pësuar lëndime të lehta, ndërsa burri është lënduar rëndë.
Automjeti më pas ra nga një shpat dhe u përplas në një port, tha zëdhënësi i departamentit të zjarrfikësve.
89-vjeçarja është bllokuar në veturë dhe është liruar nga zjarrfikësit, ndërsa bashkë me të ishte edhe një 55-vjeçar, dhe që të dy ata kanë pësuar lëndime të lehta, tha një zëdhënës i policisë.
Njëri nga fëmijët dhe 71-vjeçari e lënduar u dërguan në spital me helikopterin e shpëtimit, ndërsa tre të lënduarit e tjerë u transportuan me ambulancë. Hetimet për aksidentin janë duke vazhduar, ndërkohë që vetura u sekuestrua.