Xhuliano Skuka është “ringjallur” pas kalimit te Poli Iasi në Rumani. Ish-sulmuesi i Partizanit gjeti sot golin e radhës, ndërsa skuadra e tij mori tjetër fitore për mbijetesën.
Poli Iasi mposhti Botosanin me rezultatin 3 me 0. Skuka u aktivizua si titullar dhe ishte ai që zhbllokoi takimin pas një kundërsulmi në pjesën e parë. Ky ishte goli i dytë radhazi për të dhe i treti në katër ndeshjet e fundit.
Një formë të tillë, 26-vjeçari e gëzonte vetëm kur ishte pjesë e Partizanit.
Tashmë po bën mjaft mirë në Rumani ku nga shkurti po luan për herë të parë.
Fitorja ndërkohë i bën shumë punë Polia Iasit sepse është jashtë zonës së ftohtë.