I dehuri shkon në shtëpinë e të afërmit në një fshat të Prizrenit dhe e kërcënon me pushkë

- Gazeta e Prizrenit

I dehuri shkon në shtëpinë e të afërmit në një fshat të Prizrenit dhe e kërcënon me pushkë

Një situatë e rrezikshme është raportuar në fshatin Gornje Selo të komunës së Prizrenit, ku një person, nën ndikim të alkoolit dhe i armatosur, ka hyrë në oborrin e të afërmit të tij dhe e ka kanosur me armë zjarri.

Siç njoftoi Gazeta Sinjali brenda organeve të rendit bëjnë me dije se viktima ka raportuar në Polici se është kërcënuar me armë nga një i afërm i tij, i cili në gjendje të dehur ka shkuar në shtëpinë e tij me një pushkë gjuetie.

Një tragjedi është parandaluar nga bashkëshortja e viktimës e cila ka reaguar me shpejtësi dhe ka arritur t’ia largojë armën nga duart të dyshuarit, duke shmangur një përshkallëzim të mundshëm.

Policia ka intervenuar menjëherë dhe të dy personat janë shoqëruar në nënstacionin policor.

Policia kanë dalë në vendin e ngjarjes për të kryer ekzaminimet fillestare, ndërsa me urdhër të Prokurorit të Shtetit është kryer kontroll në shtëpinë e të dyshuarit, ku është gjetur dhe konfiskuar arma e zjarrit.

Ndaj të dyshuarit është inicuar rast për veprën penale “Kanosje” dhe “Armëmbajtje pa leje”, ndërsa me vendim të Prokurorit është dërguar në mbajtje për 48 orë.



Lexoni të gjitha në Gazeta e Prizrenit