Shtatë persona janë arrestuar gjatë një operacioni të zhvilluar sot në Komunën e Kaçanikut, në lidhje me vrasjen e rreshterit të policisë, Muhamed Lika.
IndeksOnline ka raportuar se në mesin e të arrestuarve janë: Rejhan Bela, rreth 18 vjeç; Haki Bela, rreth 26 vjeç; dhe Rilind Murati, rreth 22 vjeç.
Haki Bela dhe Rilind Murati janë të njohur për paraqitjet e tyre në Tik-Tok, ku kanë folur në mënyrë të përsëritur për çështje të fesë islame.
Në një profil të njohur në rrjetin social, të quajtur “Rinia Islame Kaçanik”, dyshja Bela dhe Murati shfaqen duke ligjëruar për tema fetare.