Funerali i Papës, Zelensky dhe Macron njoftojnë pjesëmarrjen e tyre

- Bota Sot

Funerali i Papës, Zelensky dhe Macron njoftojnë pjesëmarrjen e tyre

Presidenti francez Emmanuel Macron dhe homologu i tij ukrainas, Volodymyr Zelensky kanë njoftuar se do të marrin pjesë në varrimin e Papa Françeskut, i cili ndërroi jetë mëngjesin e ditës së djeshme.

“Ne do të marrim pjesë në funeralin e Papës, siç duhet të ndodhë”, tha presidenti francez nga ishulli Reunion.

Në të njëjtën kohë, qeveria ukrainase i tha Agence France-Presse: “Presidenca po pret datën e funeralit të Papës dhe po përgatit vizitën e presidentit në Romë për t’i dhënë lamtumirën Papës”.

Vatikani pritet të shpallë datën e funeralit të martën.

Megjithatë, sipas raportimeve të mediave italiane, ka të ngjarë të zhvillohet të shtunën.



Lexoni të gjitha në Bota Sot