Duket se situata mes Milan dhe Theo Hernandez ka ndryshuar dhe brenda pak ditësh mund të kemi një rinovim të kontratës.
Francezi ka deklaruar se dëshiron të qëndrojë në Milano, ndaj negociatat mes agjentit të tij dhe klubit kuqezi janë në vazhdim dhe po ecin mirë.
Ai që konfirmon gjithçka është drejtori teknik i Milan, Geoffrey Moncada: “Rinovimi i Theo? Ne po flasim, po punojmë shumë. Mua më pëlqen shumë, ai mund të bëjë shumë gjëra”.
Një mesazh i qartë i hapjes që tregon dëshirën e klubit për të arritur një marrëveshje përfundimtare edhe për shkak se kontrata e lojtarit skadon në vitin 2026 dhe Milani nuk mund të përballojë të humbasë një tjetër lojtar të mirë me koston zero.
“Ne nuk jemi aq larg marrëveshjes“, deklaroi Moncada. Vullneti i lojtarit është një element shumë i rëndësishëm dhe tashmë rinovimi i tij bëhet sërish prioritet për klubin, i cili po studion nga brenda ofertën që e gjykon më të përshtatshme për të ecur përpara së bashku.