Vendimi i Simonsit varet nga planet e skuadrës

- Bota Sot

Vendimi i Simonsit varet nga planet e skuadrës

Bajern Munihu dëshiron transferimin e një mesfushori ofensivë për sezonin e ardhshëm. Talenti i madh gjerman Florian Virtz mbetet objektivi numër një, megjithatë nuk do të jetë e lehtë aspak për të nënshkruar me të pasi konkurrenca është e lartë.

Bajern Munihu e ka identifikuar yllin sulmues të RB Leipzig , Çavi Simons, si një alternativë të mundshme për Florian Virtzin të Bajer Leverkuzenit, sipas gazetarit të “Sky”, Filip Hinze.

“Unë kam ëndrra dhe klubi i di ato. Fokusi im është në ndeshjet e fundit, pastaj në ekipin kombëtar.

Pas kësaj, do të ulemi dhe do të shohim”, tha ai.

Lajpcigu nuk është i shqetësuar, me reporterin e “Sky”, Filip Hinze, duke theksuar se klubi është i hapur për një largim veror nëse plotësohet një paketë prej 80 milionë euro

Vendimi i Simonsit varet nga planet e skuadrës së Lajpcigut, trajneri i tyre i ardhshëm, kualifikimi në Ligën e Kampionëve dhe interesi nga klubet kryesore. Bajerni e sheh holandezin si zëvendësuesin adekuat nëse nuk arrihet me Virtzin, por edhe për Simons ka konkurrencë të madhe nga skuadrat angleze.



Lexoni të gjitha në Bota Sot