Kryeministri i Spanjës, Pedro Sanchez, deklaroi sot se qeveria e tij do të rrisë me 2% të PBB-së në shpenzimet e mbrojtjes për Evropën këtë vit.
Ai theksoi se shpenzimet do të rriten me 10.47 miliardë euro duke pasur fokus telekomunikacionin, sigurinë kibernetike dhe pajisjet ushtarake.
“Ky plan do të na ndihmojë të arrijmë objektivin 2% në kohë rekord. Spanja do të kontribuojë në mbrojtjen e Evropës” tha Sanchez.
Kujtojmë se shpenzimet e mbrojtjes së Spanjës arritën në vetëm 1.3% të PBB-së vitin e kaluar, kjo ishte përqindja më e ulët midis vendeve të NATO-s.