Fitorja 2-1 në kohën shtesë ndaj Aston Villa ka ngjitur skuadrën e Manchester City në vendin e tretë në Premier League. Gjithsesi, gara për një vend në Champions League mbetet ende e fortë, pasi janë shumë skuadra në garë
Trajneri i Manchester City, Pep Guardiola, duke komentuar këtë sukses të ardhur në shtesë, tha: “Ne nuk jemi mësuar me këto fitore të minutës së fundit, kështu që jam shumë i lumtur. Ato më së shumti i përkasin Liverpool”.
“Po ecim mirë dhe jemi në katër ndeshjet e fundit në kampionat. Ne i njohim pretendentët që kemi për një vend në Champions League dhe Aston Villa është një prej tyre. Mundëm një nga skuadrat më të mira në Evropë”, tha Guardiola.
“Ne luajtëm shumë mirë. Ishim agresivë në duelet tona dhe të katër mbrojtësit ishin të pabesueshëm. Jam vërtet i kënaqur. Futbolli është emocion. Dy ndeshjet e fundit ishin shumë të vështira, kështu që ne jemi vërtet të kënaqur”, shtoi trajneri spanjoll
“I kisha kërkuar skuadrës që të mos pësonte gol pas barazimit 1-1, pasi nuk ishte një rezultat i keq. Por aksioni i Jeremy Doku ishte shumë i mirë dhe na dha golin. Skuadra luftoi shumë. Paraqitja ishte vërtet e mirë. Është një ekip fantastik”, tha Guardiola.
Në fund, ai shtoi: “Sezoni ka qenë i keq, ndodh që të kalosh situata të tilla në karrierë. Nuk ka rëndësi nëse përfundojmë në Champions League. Ajo që të bën të ndihesh mirë është Premier League”.