Xherdan Shaqiri nuk i lë rehat, një komentues befason me përgjigje

- Bota Sot

Xherdan Shaqiri nuk i lë rehat, një komentues befason me përgjigje

Emri i Xherdan Shaqirit është më i përfolurit në Zvicër.

Ka ditë që shtrohet pyetja, a do të rikthehet Shaqiri në kombëtaren e Zvicrës. Ka diskutime të shumta.  Shumë janë për t’u rikthye e ka edhe të atillë që mendojnë jo.

“A do të rikthehet Shaqiri në ekipin kombëtar?, është titulli i mediumi zviceran “Blick”.

“Xherdan Shaqiri është në formë të shkëlqyeshme aktualisht.

A mund të ketë një rikthim spektakolar në ekipin kombëtar për lojtarin e Baselit?”, shkruan “Blick”.

Shaqiri tani është edhe lider i listës së shënuesve me 14 gola po ashtu lider edhe me Baselin në kampionat me 61 pikë e ka 6 më shumë se pozita e dytë Servette pas javës së 33-të.

Një komentues W.P. befason duke shkruar: “Jo dhe jo përsëri.

Ekipi kombëtar tani duhet të rindërtohet më në fund me lojtarët e rinj dhe jo të përdorë gardën e vjetër.

Xhaka dhe Rodriguez gjithashtu duhet të ndalojnë ngadalë të luajnë për ekipin kombëtar”.



Lexoni të gjitha në Bota Sot