Kremlini thotë se palët në bisedimet e paqes për Ukrainën duhet të përafrojnë qëndrimet e tyre

- Bota Sot

Kremlini thotë se palët në bisedimet e paqes për Ukrainën duhet të përafrojnë qëndrimet e tyre

Kremlini tha të mërkurën se vendet e përfshira në bisedimet e paqes rreth Ukrainës ende duhet të përafrojnë qëndrimet e tyre dhe se kishte “shumë nuanca” që duheshin përpunuar përpara se të arrihet ndonjë marrëveshje.

Kremlini i bëri komentet e tij pasi bisedimet midis SHBA-së, Ukrainës dhe zyrtarëve evropianë për të diskutuar përfundimin e luftës së Rusisë në Ukrainë dështuan të mërkurën pasi Sekretari amerikan i Shtetit, Marco Rubio, anuloi papritur udhëtimin e tij në Londër dhe negociatat u reduktuan.

Detaje të pakonfirmuara të këtyre propozimeve janë shfaqur në media të ndryshme, por Kremlini të mërkurën tha se nuk do të komentonte publikisht për asnjërën prej tyre – disa prej të cilave i përshkroi si “lajme të rreme” – dhe se diskutimet duhet të zhvilloheshin në heshtje.

“Ne gjithashtu po vazhdojmë kontaktet tona, por sigurisht që ka shumë nuanca rreth zgjidhjes që duhet të përpunohen, ku pozicionet duhet të afrohen e kështu me radhë. Kjo punë është duke vazhduar”, u tha gazetarëve zëdhënësi i Kremlinit, Dmitry Peskov, shkruan BBC.

Ulja e vlerësimit ndodhi disa ditë pasi presidenti i ShBA-së, Donald Trump, paralajmëroi se Uashingtoni mund të braktiste rolin e tij si ndërmjetës nëse nuk do të kishte përparim në një marrëveshje së shpejti, dhe pasi ShBA-ja paraqiti disa ide se si mund të përfundonte konflikti.



Lexoni të gjitha në Bota Sot