Pasojat e tërmetit që goditi sot Stambollin, pamje që tregojnë frikë dhe panik tek qytetarët

- Bota Sot

Pasojat e tërmetit që goditi sot Stambollin, pamje që tregojnë frikë dhe panik tek qytetarët

Një tërmet me fuqi shkatërruese prej 6.2 magnitudë ka goditur sot Stambollin, ka njoftuar agjencia turke për menaxhimin e situatave të jashtëzakonshme AFAD.

Deri më tani nuk raportohet për dëme materiale, por qytetarët e qytetit më të madh në Turqi kanë filluar të evakuohen nga frika se mund të ndodhë ndonjë tërmet tjetër.

Epiqendra e tërmetit ishte në rajonin Silivri, rreth 80 kilometra në perëndim të Stambollit. Goditi në një thellësi prej 6.92 kilometra.

Televizioni turk TGRT raporton se një person është lënduar pasi gjatë tërmetit ishte hedhur nga tarraca nga frika se mund të shembet gjithçka dhe të përfundojë në rrënoja.

Autoritet e qytetit u kanë bërë thirrje banorëve që të mos qëndrojnë në objektet që janë të pasigurta dhe mund të jenë dëmtuar nga lëkundjet e fuqishme.

Pamje të ndryshme amatore nga pjesë të ndryshme të Stambollit, tregojnë më së miri pasojat dhe panikun që e shkaktoi tërmeti.

Në një video shihet se si edhe gazetarja turke detyrohet të ndërpresë transmetimit direkt si pasojë e lëkundje të fuqishme. Disa shfaqin qytetarët duke vrapuar për t’u larguar nga ndërtesat e larta.

 



Lexoni të gjitha në Bota Sot