Legjenda braziliane, Cafu beson se ylli i Liverpool-it, Trent Alexander-Arnold’s do të ishte një goditje e madhe për Real Madrid nëse ai transferohet në kryeqytetin spanjoll këtë verë.
“Kanë thënë të njëjtën gjë për mua”, tha Cafu në ndarjen e çmimeve Laureus World Sports në Madrid. “Kanë thënë se nuk di të mbroj. Nuk është e vërtetë. Është thjesht lloji i lojës së tij.
“Varet se çfarë dëshiron trajneri. Nëse ata duan që ju të sulmoni, atëherë ju sulmoni, nëse ata duan që ju të jeni në mbrojtje, atëherë do të jeni në mbrojtje”.
Ish-mbrojtësi i Milan shtoi:
“Ai është një lojtar i jashtëzakonshëm dhe do të ishte një nënshkrim i madh për Real-in nëse do të ndodhte”.