Skuadra e Llapit të Podujevës është finalisti i parë i Kupës së Kosovës në futboll.
Llapjanët fituan edhe takimin e kthimit në stadiumin “Bajram Aliu” në Skenderaj.
Lideri i Ligës së Parë të Kosovës, Grupi A, Drenica, nuk i ka rezituar Llapit, duke pësuar humbje me 0:2.
Arianit Hasani ka shënuar në minutën e 66-të e 77-tën.
Edhe ndeshjen e parë në Podujevë e ka humbur me rezultat 2:0.
Llapi e pret fituesin e takimit Prishtina – Drita.