Helena Strugarit, studente në Fakultetin Juridik të Beogradit, i është ndaluar hyrja në Serbi.
Siç ka vlerësuar në deklaratën e saj për FoNet, vazhdon presioni dhe përndjekja ndaj saj e paligjshme.
Helena Strugar është serbe nga Mali i Zi, e cila më 16 prill u njoftua në pikën kufitare të Dobrakovës se emri i saj ishte në sistemin që ia ndalonte hyrjen në Serbi.
Në deklaratën me shkrim të Helena Strugar dhe familjes së saj, thuhet se me atë rast ajo është mbajtur në ambientet zyrtare për më shumë se një orë, me arsyetimin se janë në pritje të udhëzimeve të mëtejshme nga eprorët e tyre dhe se nuk e dinë bazën ligjore për ndalimin e tillë.
Ata vlerësojnë se një shpërdorim i tillë i autoritetit lidhet indikativisht me sulmin brutal nga sulmuesit e maskuar ndaj kolegëve të saj më 13 janar, kur ajo u përpoq t’i mbronte duke qëndruar mes tyre. Me atë rast ka mbetur e plagosur edhe ajo, duke marrë një goditje të fortë me grusht, si pasojë e së cilës i është shkëputur pllaka e thonjve me gjakderdhje të shumtë.
Sipas Helenës dhe familjes së saj, në atë moment dramatik, ajo ka arritur të regjistrojë fytyrën e sulmuesit me telefonin e saj, i cili ka shërbyer si provë kyçe për ndjekjen penale të sulmuesit.
Sipas saj, pas atij sulmi ajo gjatë gjithë kohës ka qenë e ekspozuar ndaj presionit kur ka dhënë deklaratë në polici – deri në atë masë që gjatë shtypjes së tekstit janë përpjekur ta ndryshojnë deklaratën e saj për të mos ndryshuar gjendjen e padiskutueshme faktike. Ajo e pengoi këtë duke kërkuar që të lexohej teksti i deklaratës përpara se ta nënshkruante.
Helena Strugar më 7 shkurt ka udhëtuar në Serbi me ftesë të prokurorisë kompetente për të dëshmuar në cilësinë e dëshmitares dhe viktimës, gjë që e ka bërë edhe përkundër, siç ka thënë, provokimit dhe presionit të avokatëve të të pandehurve për të ndryshuar dëshminë e saj.
Ajo shtoi se publikuan gënjeshtrën se ajo dhe motra e saj ishin të lidhur me një klan kriminal dhe me persona të cilët, shtoi ajo, nuk i kishin parë apo takuar asnjëherë.
Helena Strugar ka deklaruar se më 22 prill ka mbërritur në të njëjtën pikë kufitare në hyrje të Serbisë dhe pas një ore pritjeje i është dorëzuar vendimi për refuzimin e hyrjes në Serbi pa asnjë shpjegim dhe tashmë është rrumbullakosur pozita lidhur me “sigurinë e Republikës së Serbisë dhe qytetarëve të saj”.
“Ne sigurisht që do të kërkojmë përgjegjësinë e të gjithë autoriteteve që morën pjesë në këtë persekutim dhe abuzim të rëndë”, deklaroi Helena Strugar dhe prindërit e saj.