Ashtu si di Prishtina, demolon Dritën dhe kualifikohet në finale të Kupës së Kosovës

- Bota Sot

Ashtu si di Prishtina, demolon Dritën dhe kualifikohet në finale të Kupës së Kosovës

Prishtina shkëlqeu me lojë e me gola ndaj liderit të kampionatit, Dritës së Gjilanit, duke e demoluar me rezultat 3:0 në ndeshjen e kthimit të Kupës së Kosovës.

Futbollistët e Prishtinës shkëlqyen në 45 minutat e parë, ku e kryen punën, ndaj në pjesën e dytë futen me qetësi e me një lojë të mirë festuan në fund ta takimit kualifikimin në finalen e madhe.

Ndeshja u zhvillua nën dritat e reflektorëve në stadiumin “Fadil Vokrri” në Prishtinë.

Ballafaqimin e parë Prishtina e fitoi me 1:0 në Gjilan ndaj Dritës.

Kryetrajneri i ri i Prishtinës, Arsim Thaçi, është sikur në qiellin e shtatë me këtë sukses.

Golat i realizuan Ardian Muja (10 e 39) dhe Albin Krasniqi (43).

Prishtina është në finalen e madhe ku do të ndeshet me Llapin e Podujevës.



Lexoni të gjitha në Bota Sot