Iniesta: Barça mund të fitojë kurorën e trefishtë këtë sezon

- Bota Sot

Iniesta: Barça mund të fitojë kurorën e trefishtë këtë sezon

Ish-ylli i Barcelonës dhe i kombëtares spanjolle, Andres Iniesta, ka qenë dje i pranishëm në Barcelonë për të promovuar librin e tij të dytë (La mente también juega /

Edhe mendja merr pjesë në lojë).Me këtë rast ai ka komentuar dhe sezonin e Barcelonës deri më tani, duke mos i kursyer lëvdatat për skuadrën e Hansi Flik. Ai madje mendon se kjo skuadër mund të fitojë tripletën e trofeve, Kupa e Mbretit, La Liga dhe Liga e Kampioneve.

“Nuk e shoh të tepruar të flasim për mundësinë e fitimit të tre trofeve nga Barça.

Kryesojnë kampionatin, janë finalistë në Kupën e Mbretit dhe ndodhen në gjysmëfinalet e Champions.

Natyrisht nuk do të jetë aspak e lehtë, por kjo nuk na pengon të besojmë se kjo skuadër me futbollin që po shfaq mund të fitojë të tre trofetë e mbetur deri në fund të sezonit. Këtë do ta mësojmë që të shtunën në finalen e Kupës së Mbretit kundër Realit”, deklaroi Iniesta mes të tjerash.



Lexoni të gjitha në Bota Sot