Egnatia arriti të kalojë në finalen e Kupës së Shqipërisë pasi mposhti në kohën shtesë Partizanin. Rrogozhinasit do të përballen me Dinamon në finale.
Pas sfidës foli dhe trajneri Edlir Tetova.“Siç e deklarova që ndeshjen e kaluar që do të ishte një Egnatia ndryshe, me atë epërsi që kaluam në krahun e djahtë, e kishim si pikë të dobët të Partizanit dhe u shpërblyem deri në fund. I falenderoj çunat për disiplinën.
Një opsion ishte duke e ditur edhe fushën që sdo ta kishim topin të shtruar, në të majtë do të kishim luftë dhe në të djathtën për të shkuar në linjat e djathta me Fangaj. Ka pasur kurba, por ishim deçizivë te goli i dytë.
Xhemajli ishte më tepër për të lëvizur topin dhe ka aftësi për të dribluar. Dylis ka qenë me temperaturë dhe të vjella dhe isha i detyruar në pjesën e dytë dhe ti jepja atë minutazh Sotës, shpresoj që të lejë pas dëmtimet.
Prisja Partizan deçiziv, e parashikova me ndihmën e mjekëve kthimin e lojtarëve, mund të bësh mirë sa të duash por nëse nuk ke lojtarë të pjekur dhe të mirë taktikisht, është e kotë çdo gjë për të cilën ke punuar, ti kërkosh lojtarëve më shumë se sa duhet.
Regi shqetëson, ka një dëmtim në kavilje por nuk donim ta rrezikonim por dhe lojtarët që hynë bën mirë pastaj”, deklaroi Tetova.