Zyrtarët ukrainas zbulojnë detaje të takimit me të dërguarin special të Trump në Londër

- Bota Sot

Zyrtarët ukrainas zbulojnë detaje të takimit me të dërguarin special të Trump në Londër

Ministri i Jashtëm i Ukrainës, Andrii Sybiha dhe shefi i zyrës së presidentit Andrii Yermak, kanë ndarë detaje të takimeve të delegacionit ukrainas me partnerët evropianë dhe të dërguarin special të SHBA për Ukrainën dhe Rusinë, Keith Kellogg gjatë vizitës së tyre në Londër më 23 prill.

Sybiha shkroi në X se delegacioni ukrainas kishte “një shkëmbim konstruktiv të pikëpamjeve në rrugën drejt paqes” me Kellogg.

“Ukraina dëshiron që lufta të përfundojë më shumë se kushdo tjetër në botë. Ne jemi të përkushtuar të punojmë së bashku për të arritur këtë qëllim”, theksoi Sybiha.

Yermak vuri në dukje se delegacioni ukrainas kishte theksuar: “Një armëpushim i menjëhershëm, i plotë dhe i pakushtëzuar duhet të jetë hapi i parë drejt fillimit të bisedimeve për të arritur një paqe të drejtë dhe të qëndrueshme”.

“Theksova se në çdo rrethanë, Ukraina do të mbrojë pozicionet e saj parimore gjatë negociatave, pasi ato përbëjnë themelin e sovranitetit dhe integritetit të saj territorial”, shtoi Yermak.

Ai gjithashtu deklaroi se është arritur një marrëveshje me Kellogg, “për të vazhduar dialogun dhe për të mbajtur kontakte të rregullta”.



Lexoni të gjitha në Bota Sot