Dueli mes Gjilanit e Suharekës do të drejtohet nga gjyqtari Lirim Jashari

- Bota Sot

Dueli mes Gjilanit e Suharekës do të drejtohet nga gjyqtari Lirim Jashari

Në zyrat e Federatës së Futbollit të Kosovës sot përmes shortit të zakonshëm janë përcaktuar gjyqtarët e ndeshjeve të xhiros së 31-të të Superligës së futbollit.

Kjo xhiro do të luhet të shtunën, të dielën e të hënën.

Dueli mes Gjilanit e Suharekës do drejtohet nga gjyqtari Lirim Jashari si kryesor, ndërsa në të njëjtën ditë, pra të shtunën, Dardan Çaka do të jetë referi kryesor në duelin Ballkani – Malisheva.

Të dielën, Dukagjinit me Feronikelin 74 do t’i referojë Mentor Ajeti si kryesor.

Kurse, lojën kryesore të xhiros, atë mes Llapit dhe Prishtinës, dy finalistë të Kupës së Kosovës, do ta drejtojë Burim Jahmurataj.

Kurse, sfida mes Ferizajt me Dritën, e cila do të luhet po ashtu të hënën, do të drejtohet nga gjyqtari kryesor, Eridon Podvorica.



Lexoni të gjitha në Bota Sot