Klubi i Pogradecit reagon pas fitores me Burrelin

- Bota Sot

Klubi i Pogradecit reagon pas fitores me Burrelin

Pogradeci është në finalen e “play-off” të Kategorisë së Parë.

Pasi mposhti Burrelin në stadiumin “Liri Ballabani”, ekipi i drejtuar nga Ardian Mema shkon më afër Superiores.

Ndërkohë pas këtij triumfi me vlerë dhe “aromë” elitë, klubi i “liqenorëve” ka reaguar në rrjetet sociale.

“Fitoreeeeee!!! Liqenorët shkruajnë historinë në “Liri Ballabani”. Goli i krasniqit nderon liqenorët. Është epoka e Pogradecit”, shkruan klubi në rrjetet sociale duke mos fshehur entuziazmin.

Tashmë, në finalen e “play-off”, Pogradeci do të përballet me Besën e Kavajës.



Lexoni të gjitha në Bota Sot