Milani mban “peng” Igli Taren

- Bota Sot

Milani mban “peng” Igli Taren

Klubi i Milanit vazhdon të mos japë një vendim për Igli Taren, ndonëse takimet e këtij të fundit dhe kontaktet me kuqezinjtë kanë vazhduar prej kohësh.

Pengesa është administratori Xhorxho Furlani, i cili insiston për një tjetër emër.

Mediat italiane raportojnë se as biseda e fundit mes palëve nuk ka sjellë një zgjidhje teksa insistohet se Furlani nuk bindet nga profili i Tares. Klubi i ka dhënë atij fuqinë e zgjedhjes, ndaj ai do të vazhdojë kërkimin, duke mbajtur “peng” në një farë mënyre Taren, teksa shpreson në fakt të bintë një emër tjetër.

Preferenca e Furlanit është Toni D’Amiko, drejtori sportiv aktual i Atalantës.

Ai ka një kontratë me bergamaskët dhe duket e vështirë që të largohet prej tyre në një projekt që po ecën mjaft mirë dhe ku ka një rol të rëndësishëm. Raportohet se kalimi i tij te Milani vështirësohet nga fakti i pranisë së kësaj kontrate pa klauzola dhe vetëm me marrëveshje mes drejtuesish të lartë mund të arrihet një lëvizje e tillë.



Lexoni të gjitha në Bota Sot