Ky është viktima nga vetaksidenti në Suharekë

- Bota Sot

Ky është viktima nga vetaksidenti në Suharekë

Mbrëmë, rreth orës 21:30, në mes të rrugës Shirokë dhe Sopijë të Suharekës, është raportuar për një vetaksident trafiku me lëndime.

Për pasojë, i lënduar rëndë mbeti një person, e i cili rreth orës 23:00, nga Spitali Rajonal i Prizrenit u deklarua i vdekur.

Media mëson se viktimë e këtij vetaksidenti është Enver Kolgeci.

Vdekjen e tij e ka konfirmuar  zëdhënësi i Policisë për Rajonin e Prizrenit, Shaqir Bytyqi.



Lexoni të gjitha në Bota Sot