E ardhmja e mesfushorit belg mund të vazhdojë të jetë në Premier League

- Bota Sot

E ardhmja e mesfushorit belg mund të vazhdojë të jetë në Premier League

Tashmë është zyrtare që Kevin De Bruyne do të largohet nga Manchester city në fund të këtij sezoni, por e ardhmja e mesfushorit belg mund të vazhdojë të jetë në Premier League.

Mesfushori 33-vjeçar belg la të kuptohej në deklaratat e fundit se nuk e përjashton vazhdimin e karrierës së tij në Premier League, duke ngjallur interesin e disa klubeve angleze.

Aston Villa është një nga klubet që po punon për një përforcim vërtet luksoz për sezonin e ardhshëm.

Siç bëhet e ditur në orët e fundit, Unai Emery i ka shprehur bordit dëshirën e tij për të provuar të nënshkruajnë me Kevin De Bruyne.

Pavarësisht moshës, De Bruyne mbetet një nga lojtarët më vendimtarë në ligë dhe përvoja e tij mund të jetë e rëndësishme për një ekip që synon të rreshtohet midis më të mirëve të Anglisë.

“Sky Sports” tregon se ende nuk është bërë asnjë propozim zyrtar, por qëllimi i Aston Villa-s është i qartë: ata duan të zbulojnë nëse ka një shans minimal dhe do bëjnë ç’të jetë e mundur për të joshur një lojtar të klasit botëror me një projekt ambicioz sportiv.



Lexoni të gjitha në Bota Sot