Von der Leyen: Papa ka ndërtuar ura, le të ecim mbi ato

- Bota Sot

Von der Leyen: Papa ka ndërtuar ura, le të ecim mbi ato

“Papa Françesku ka ndërtuar ura, le t`i ecim ato." Kështu ka thënë presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, në një postim në “X”, pas funeralit të Papës, nga sheshi sheshin “Shën Pjetri”, në Vatikan.

“Sot jemi mbledhur së bashku për të nderuar një njeri që e udhëhoqi popullin e tij me mirësi, forcë paqësore dhe dhembshuri.

Shenjtëria e Tij, Papa Françesku, na kujtoi se dashuria duhet të arrijë kufijtë dhe të përqafojë më pak fatlumët. Të zhvendosurit. Të harruarit. Të pazërit. Ai na bëri thirrje të kujdesemi për njëri-tjetrin dhe për Tokën që të gjithë ndajmë. Trashëgimia e tij është një trashëgimi mëshire, drejtësie dhe shprese. Ai do të vazhdojë të ndriçojë rrugën”, ka shkruar Von der Leyen.

Ajo po ashtu ka thënë se sot, udhëheqës nga e gjithë bota u mblodhën për ti bërë homazhet e tyre të fundit Shenjtërisë së Tij Papa Françeskut, dhe me këtë rast ka pasur shkëmbime të mira me disa prej tyre.



Lexoni të gjitha në Bota Sot