Klodian Arbri largohet nga Maqedonia pas dënimit të rëndë

- Bota Sot

Klodian Arbri largohet nga Maqedonia pas dënimit të rëndë

Klodian Arbri i ka dhënë lamtumirën futbollit në Maqedoninë e Veriut, duke u larguar nga drejtimi i Voska Sport.

Skuadra në fjalë u dënua me heqjen e 9 pikëve nga komisionet disiplinore të Federatës Maqedonase dhe vetë Arbri u pezullua për dy vite nga ushtrimi i detyrës.

Kjo solli vendimin e sotëm të klubit që të tërhiqet nga kampionati, ndërsa vetë Arbri ka dhënë dorëheqjen nga posti i tij.

Në një komunikatë të lëshuar nga trajneri i njohur beratas, ai e ka cilësuar të padrejtë atë që ka ndodhur së fundmi me klubin dhe me të personalisht, ndërsa ka akuzuar për racizëm ndaj shqiptarëve në Maqedoninë e Veriut.



Lexoni të gjitha në Bota Sot