Fenerbahce bën përmbysjen e madhe

- Bota Sot

Fenerbahce bën përmbysjen e madhe

Gara për titullin kampion në Superligën turke mes Galatasaray dhe Fenerbahce vazhdon të jetë ende shumë e fortë.

Ekipi i drejtuar nga Mourinho fitoi sot në transfertë 1:3 ndaj Gaziantep, ndeshje e vlefshme për javën e 31-të.

Pjesa e parë u mbyll 1-0 për vendasit, me golin e Maxim në minutën e 13-të, përmbysja e madhe do të vinte në pjesën e dytë. Fenerbahce shënoi 3 gola për 4 minuta.

Fillimisht Talisca barazoi shifrat nga pika e bardhë e penalltisë në minutën e 68-të, një minutë më pas Dzeko shënoi të dytin, dhe dy minuta më pas Fred shënoi të tretin. 

Pas kësaj fitoreje, Fenerbahce mban vendin e dytë me 75 pikë, dy pikë më pak se Galatasaray, i cili përballet nesër në transfertë ndaj Eyupspor.



Lexoni të gjitha në Bota Sot