Ky është i riu nga Kruma e Hasit që humbi jetën në vetaksident në komunën e Gjakovës

- Gazeta e Prizrenit

Ky është i riu nga Kruma e Hasit që humbi jetën në vetaksident në komunën e Gjakovës

Si pasojë e vetaksidentit tragjik që ndodhi, sot në fshatin Vogovë të Gjakovës, siç raporton Gazeta Sinjali viktima është i ri nga Kruma i Shqipërisë, Musli Pavdeja.

Sipas burimeve, aksidenti ndodhi rreth orës 02:00, kur automjeti me targa shqiptare, ku ndodheshin tre persona, doli nga rruga dhe përfundoi në ujë, pasi goditi anësoret prej betoni të urës në fshatin Vogovë.

Si pasojë e përplasjes së fuqishme, një nga të rinjtë humbi jetën në vendin e ngjarjes, ndërsa dy të tjerët u dërguan me lëndime të rënda në Spitalin Rajonal të Gjakovës.

Njësitë policore dhe ekipet e emergjencës kanë reaguar me shpejtësi, ndërsa hetimet për zbardhjen e plotë të rrethanave të këtij aksidenti fatal janë duke vazhduar.

Gazeta Sinjali shpreh ngushëllimet më të sinqerta për familjen e viktimës.



Lexoni të gjitha në Gazeta e Prizrenit