Laporta: Kufiri është qielli

- Bota Sot

Laporta: Kufiri është qielli

Joan Laporta, presidenti i Barcelonës, foli për TV3: “Mendoj se e kemi përgatitur këtë finale në mënyrën më të mirë të mundshme. Folëm për pasionin, entuziazmin, rivalitetin maksimal, të luajmë futboll të mirë.

Ne e fokusuam diskutimin në këtë. Më pas, ne nuk jemi të interesuar për strategji të tjera. Bëmë atë që duhej të bënim”.

“Kufiti i vetëm është qielli. Djemtë po argëtohen shumë”, përsëriti numri një i katalanasve.

“Ata ishin të parët të bindur se do të fitonin. Një Madriç i plagosur nuk është i lehtë për t’u mposhtur. Ata ishin të bindur nga Dortmundi se po fitonin. Kanë besim në vetvete. Janë shumë të rinj dhe kanë respektimin e duhur”.

Më pas Laporta iu rikthye ndeshjes: “Nuk mund të humbnim. Mos harrojmë, në një finale Barça-Real çdo gjë mund të ndodhë. Ata janë një rival i mirë.

Pjesa e parë ishte padyshim e jona, por duke mos shënuar golin e dytë, atëherë janë ato rregulla të pashkruara që të çojnë të pësosh një barazim. Por ne luajtëm me shumë bindje”.



Lexoni të gjitha në Bota Sot