Një ndërprerje masive e energjisë elektrike duket ka prekur pjesë të mëdha të Spanjës dhe Portugalisë. BBC raporton se ka bllokime trafiku në qendër të kryeqytetit spanjoll, Madrid, për shkak të mosfunksionimit të semaforëve.
Operatori i rrjetit elektrik të Spanjës, Red Electrica, ka konfirmuar ndërprerjet e energjisë elektrike në të gjithë vendin.
“Të gjitha burimet po i kushtohen zgjidhjes së saj”, thuhet në një postim në X.
Kompania kombëtare hekurudhore e Spanjës, Renfe, thotë se “i gjithë rrjeti kombëtar i energjisë elektrike i vendit u ndërpre” në orën 12:30 sipas orës lokale.
“Trenat u ndalën” në të gjitha stacionet, thotë kompania.