I nënshtrohet operimit 24-vjeçari që u rrëzua nga skelet në Mamushë

- Bota Sot

I nënshtrohet operimit 24-vjeçari që u rrëzua nga skelet në Mamushë

Një 24-vjeçar është lënduar sot në Mamushë, pasi ra nga skelet gjatë kohës sa ishte në punë.

Rastin e ka konfirmuar zëdhënësi i policisë për rajonin e Prizrenit, Shaqir Bytyi.

Gjatë ditës së sotme me datë 28.04.2025, është raportuar se në qytezën e Mamushës, një punëtor, mashkull i lindur në vitin 2001 nga fshati Nagavc, është rrëzuar nga skelet. Policia ka dal në vendngjarje dhe është njoftuar emergjenca e Mamushës, të cilët e kanë transportuar për në Spitalin Rajonal në Prizren, por për shkak të lëndimeve të rënda. I njëjti është dërguar në QKUK në Prishtinë”, deklaroi Bytyqi.

Nga ana tjetër, drejtori i Emergjencës në Prishtinë, Naser Syla deklaroi për median se 24-vjeçari ka marrë lëndime të rënda dhe i është nënshtruar operimit.

Megjithëse, sipas Sylës gjendja e tij është stabile.

Është dërguar në sallën e operacionit. Janë duke punuar ekipi e anestezionit dhe kirurgjisë maxfillofacile. Gjendja e tij është stabile, mirëpo ka lëndime të rënda”, tha Syla.

Sipas tij, pas operimit, i lënduari do të dërgohet në Mjekim Intenziv për trajtim të mëtutjeshëm.



Lexoni të gjitha në Bota Sot