Arsenali do ta presë Paris Saint-Germainin sonte në ndeshjen e parë gjysmëfinale të Ligës së Kampionëve.
Topçinjtë do të mundohen ta ruajnë formën e shkëlqyeshme në kërkim të trofeut të parë të Championsit.
Ata synojnë të krijojnë avantazh në duelin e parë që do të luhet sonte në “Emirates Stadium”.
“Gunners” e prenë biletën për në gjysmëfinale pasi e eliminuan Real Madridin në çerekfinale me rezultat të përgjithshëm, 5:1.
Paraprakisht, ishin dominues totalë ndaj PSV Eindhovenit, të cilin e mundën në përgjithësi 9:3 në të tetën e finales.
Nga ana tjetër, parisienët e patën një rrugëtim impresionuese po ashtu, shkruan “Gazeta Express”.
Ata u tregun mjaft të fuqishëm në këtë edicion, ndërsa e eliminuan Liverpoolin përmes penalltive në të tetën e finales pasi të dy ndeshjet përfunduan me rezultat të përgjithshëm 1:1.
Më pas, ata e eliminuan një tjetër klub anglez, Aston Villën në çerekfinale me rezultat të përgjithshëm 5:4.
PSG-ja ishte dominuese edhe në Ligue 1 në këtë sezon duke e regjistruar një seri impresionuese prej 30 ndeshjesh pa humbje, e cila u ndal vetëm të premten e kaluar ndaj Nice, 1:3.
Ekipet ishin përballur me vete më 1 tetor në fazën e grupeve derisa Arsenali fitonte 2:0 ndaj PSG-së në “Emirates” me golat e Kai Havertz e Bukayo Saka.
Në përgjithësi, të dy ekipet janë të kompletuar, pa ndonjë mungesë të theksuar.