Futbollistja bukuroshe e Kroacisë, Ana Maria Markoviq, përshkroi kaosin e shkaktuar nga ndërprerja e energjisë elektrike në Portugali.
Një nga ndërprerjet më të mëdha të energjisë elektrike në historinë evropiane ndodhi të hënën në të gjithë Gadishullin Iberik, duke prekur dhjetëra miliona njerëz në Spanjë dhe Portugali.
Midis tyre është edhe anëtarja e ekipit kombëtar kroat të futbollit, Ana Maria Markoviq (25 vjeçare), e cila luan për Damaiense në periferi të Lisbonës, Amadori.
Futbollistja më e bukur në botë, siç e quajnë shumë, përshkroi vështirësitë që përjetoi nga mëngjesi deri në darkë, kur iu rikthye energjia elektrike.
“Përshëndetje, njerëz. O Zot i madh! O Zot! Na sulmuan!
Kemi një sulm kibernetik këtu në Portugali.
Dhe jo vetëm në Portugali, por edhe në Spanjë dhe Francë.
Na keni pa mua dhe shoqen time duke u stërvitur në errësirë, pa e ditur se sa kohë do të qëndronim pa energji elektrike.
Nuk kam shumë bateri, kështu që le të shohim si do të mbijetojmë.
Ne ecim para, kohët e vjetra, librat dhe bisedat e gjata po vijnë.
Kam një makinë elektrike, më kanë mbetur edhe 70 kilometra, sa për të shkuar në shtëpi. Duhet të gjej një mënyrë se si ta karikoj telefonin tim.
Disa do ti karikojnë në makinë, por ne nuk mundemi, haha. Kalofshi një ditë të mbarë, do tju mbaj të informuar”, ka shkruar Ana Maria, një kroate e lindur në Split dhe e rritur në Zvicër.
“Bateria e makinës është kritike! Ka një turmë të madhe kudo, të gjithë po kthehen në shtëpi nga puna.
Stacionet e benzinës janë plot e përplot, të gjithë po i mbushin makinat me karburant, mund të paguash vetëm me para në dorë.
Le të shkojmë të blejmë bukë dhe gjëra që mund të hamë pa gatuar”, ka shkruar ajo.