Rekord golash si kuqezi

- Bota Sot

Rekord golash si kuqezi

Nuk kishte shënuar prej 43 ditësh, që nga Milan-Como, me disa performanca jo shumë të mira që dukeshin si një simptomë e një gjendjeje jo shumë të mirë.Mirëpo, Kristian Pulsiç ishte ai që zhbllokoi ndeshjen kundër Venecias, teksa në manovër ishte thelbësor duke mos dhënë asnjë pikë referimi.

Ndërkohë, amerikani me golin e së dielës arriti në 16 deri më tani në sezonin 2024-2025 në të gjitha turnetë.

Për të bëhet fjalë për rekord sezonal në pesë kampionatet kryesore të Europës. Ndaj Venecias, ai theu rekordin personal prej 15 golash, të cilin e pati vendosur gjatë sezonit 2023- 2024. Pikërisht, Pulisiç ka dhënë një intervistë për televizionin e klubit.

Një tjetër fitore e rëndësishme për vazhdimësinë pas derbit…

Përqendrimi është thelbësor. Nuk është e lehtë të luash me Venecian, pasi është një ekip që ushtron shumë presion dhe që ka cilësi të mëdha. Ata na sfiduan në të gjithë fushën me duele një kundër një dhe ne vuajtëm disi lojtarët e tyre të shpejtë në sulm. Mjedisi kishte të njëjtën dëshirë si ne për të marrë tri pikët dhe ia dolëm më sukses.

Ndërkohë, jeni “kokë më kokë” me Reijndersin për të qenë golashënuesi më i mirë sezonal i Milanit. Si ndiheni?

Nuk i di shifrat, nuk po konkurrojmë, por është gjithmonë mirë të shënosh gola dhe të asistosh. Nëse sjellim edhe pikë aq më mirë, por me siguri që nuk po garojmë mes nesh.

A jeni i kënaqur me faktin se po kaloni kuotën e dhjetë golave për të tretin sezon radhazi?

Kjo është puna jonë, duhet të vendosim ndeshjet. Duam të përfundojmë mirë. Kupa e Italisë është sigurisht ndeshja më e rëndësishme që na ka mbetur, por është ende thelbësore të fitojmë qëndrueshmëri, duke korrur suksese edhe në kampionat.

Kishit ndonjë bast me Busion për ndeshjen me Venecian?

Ai është një mik i shkëlqyer. Jo gjatë ndeshjes, por pas saj (qesh). Është gjithmonë bukur të luash kundër një miku, por nuk kishim vënë ndonjë bast. Në fund të ndeshjes shkëmbyem fanellat. Uroj të bëjë sa më mirë tani e tutje.

Sa shanse keni për Europën?

Dera e madhe do të jetë finalja e Kupës së Italisë, por nëse arrijmë diçka më të mirë nëpërmjet kampionatit, do të jemi gjithsesi të kënaqur. Është e rëndësishme të japim imazhe të ndryshme nga ato që kemi dhënë në këto muaj. Po gjejmë ekuilibrin, për të cilin gjithmonë kemi folur dhe është thelbësor në një nivel teknik. E dimë që jemi shumë më të fortë në nivel sulmues sesa në atë mbrojtës, kështu që na u desh të përmirësonim diçka.



Lexoni të gjitha në Bota Sot