Zbardhen detajet e kontratës së Carlo Ancelottit me Brazilin

- Bota Sot

Zbardhen detajet e kontratës së Carlo Ancelottit me Brazilin

Nuk janë më vetëm thashetheme, Brazili ka siguruar një trajner të ri. Sipas “MARCA”-s , Carlo Ancelotti do të jetë trajneri i ardhshëm i “Seleçao”-s. Ai do të drejtojë ekipin kombëtar pesë herë kampion Bote duke filluar nga qershori i ardhshëm, një datë kyçe për Konfederatën Braziliane të Futbollit (CBF) në prag të ndeshjeve kundër Ekuadorit dhe Paraguait.

Pra, ai nuk do ta udhëheqë Real Madridin për Kupën e Botës për Klube në qershor ose korrik në SHBA.

Sipas thashethemeve që vijnë nga Spanja, Ancelotti do të ketë një pagë prej 10 milionë eurosh , praktikisht e njëjtë me atë që fiton aktualisht te Real Madridi.

Trajneri do ta drejtojë Brazilin deri në Kupën e Botës 2026 , me mundësinë e një rinovimi deri në vitin 2030, vitin e Kupës së Botës në Spanjë. Sidoqoftë Brazili mbetet i kujdesshëm, për momentin nuk ka konfirmim sepse ata duan të respektojnë Real Madridin.

Firma e Ancelottit ende mungon, por Brazili është i qetë. Ish-trajneri i Napolit dhe Milanit është në rrugë të mbarë dhe ai vetë ua ka komunikuar këtë disa anëtarëve të skuadrës së Real Madridit.



Lexoni të gjitha në Bota Sot