Filmi i shkurtër artistik THIRRJA në regji të Mirak Zymberaj dhe skenar të Mentor Zymberaj përzgjidhet të merr pjesë në një Festival të rëndësishëm të filmit të shkurtër artistik në botë - Aleksandria Short Film Festival në Egjipt, i cili Festival është Festival i Kualifikimeve për OSCAR. Pos suksesit artistik të filmit edhe selektimi dhe prezantimi i filmit në një konkurrencë të madhe botërore është një sukses i madh i filmit i cili përfaqëson dhe promovon Kosovën, raporton KosovaPress.
Pas Premierës së Filmit në korrik të vitit 2024 ku filmi THIRRJA u selektua në Festivalin - IN PALACE International Short Film Festival i cili po ashtu i takon kategorisë më të lartë artistike të Kualifikimeve për OSCAR, ky Festival është i dyti me radhë që selekton filmin THIRRJA të jetë në mesin e filmave më të mirë botërorë të Kualifikimeve për OSCAR.
Këtij suksesi të madh ia bashkangjesim edhe ÇMIMIN E DYTË të Festivalit Green Montenegro International Festival 2024 të cilin e fitoi regjisori i filmit Mirak Zymberaj.
Filmi THIRRJA realizim i Shtëpisë Teatrore Filmike AKT do të vazhdoj rrugëtimin artistik edhe në Festivale tjera me renome botërore.
Në film morën pjesë aktorët: Mentor Zymberaj, Albina Osmani, Miran Zymberaj, Art Pasha; DOP Blerim Gjinovci, Montazha Ermal Duli, Muzika Memli Kelmendi; Skenografia Zeni Ballazhi, Kostumet Mrike Zymberaj& Monda Beqiri; Audio Muha Veseli; Color Joni Mithi&Lorena Sopi, Fotograf Dardan Kabashi; Asistent Regjie Granit Dragaj; Skenari Mentor Zymberaj; Regjisor Mirak Zymberaj.