Tashmë edhe zyrtarisht Razak Abalora nuk është më një lojtar i Elbasanit. Klubi dhe futbollisti kanë ndarë rrugët mes tyre.
Portieri për shkak të një dëmtimi ka munguar në ndeshjet e fundit, ndërsa palët kanë ndërprerë me mirëkuptim kontratën mes tyre 2 muaj para fundit të saj.
Verdheblutë nëpërmjet një postimi në rrjetet sociale, falenderojnë portierin për kontributin e dhënë, ndërsa i urojnë suksese në vazhdim.
"Ekipi verdheblu njofton mbylljen e bashkëpunimit me portierin Razak Abalora.
Ganezi nuk arriti ta mbyllte kampionatin për shkak të një dëmtimi të rëndë në këmbë kështu duke e përfunduar eksperiencën në Shqipëri para kohe. Elbasani e falenderon për kontributin e dhënë gjatë këtij sezoni.I urojmë Razak fat dhe suksese në karrierën e tij. ????????”, shkruhet në postim.
Ndërkohë edhe futbollisti ka bërë falenderimet e tij për klubin, teksa është mjaft mirënjohës për presidentin dhe tifozët për mbështetjen që i kanë dhënë.
“Falenderoj presidentin, stafin drejtues dhe lojtarët e ekipit për eksperiencën e bukur këtu. Dua të falenderoj peof.Kotorrin dhe tifozët verdheblu për mbështetjen.
Elbasan, ju uroj suksese”, është shprehur Abalora", njofton klubi.