“Black out-i” në Spanjë, kryeministri thirrje firmave private të energjisë të ndihmojnë në gjetjen e shkakut

- Bota Sot

“Black out-i” në Spanjë, kryeministri thirrje firmave private të energjisë të ndihmojnë në gjetjen e shkakut

Kryeministri i Spanjës, Pedro Sánchez u ka bërë thirrje operatorëve privatë të energjisë që të ndihmojnë qeverinë e tij të përcaktojë shkakun e ndërprerjes së paprecedentë të energjisë të hënën në gadishullin Iberik.

Ai tha se duhen bërë ndryshime dhe përmirësime për të garantuar “furnizimin dhe konkurrueshmërinë e ardhshme” të sistemit elektrik të vendit.

Spanja dhe Portugalia pësuan një ndërprerje masive të energjisë elektrike që filloi pak pas orës 12:30 të drekës së së hënës dhe zgjati deri natën vonë.

Të paktën pesë persona mendohet se kanë vdekur në Spanjë si pasojë e ndërprerjes së energjisë elektrike, e cila la njerëz të bllokuar në trena dhe në ashensorë.



Lexoni të gjitha në Bota Sot