Di Lorenzo: E dimë që do të jetë e vështirë deri në fund

- Bota Sot

Di Lorenzo: E dimë që do të jetë e vështirë deri në fund

Ai ëndërron të fitojë një tjetër “scudetto” me Napolin, si kapiten. Giovanni Di Lorenzo e ka shprehur këtë në një intervistë për “Radio CRC”, duke folur për gjithçka. Marrëdhënia me qytetin, Conte, objektivat: “6 vite në Napoli janë shumë, por këtu ndihem shkëlqyer.

Gjatë këtyre 6 viteve kanë ndodhur shumë, nga tituli te shiriti i kapitenit. Kurrë nuk do ta kisha imagjinuar që do të bëhesha kapiten këtu, teksa shiriti i Napolit është mbajtur nga më i madhi i të gjithëve. Çdo ditë mundohem ta meritoj këtë vlerësim të madh”.

Nga fusha te dashuria për qytetin: “Shpesh bëj shëtitje në qendër të Napolit me familjen time. Kalimi nga Empoli në Napoli mund të të frikësojë, por pastaj bëhesh me të. Lecce? Para së gjithash, dërgoj një përqafim për familjen e Graziano dhe gjithë botën e Lecce, ky lajm na ka prekur të gjithëve. Sa i përket ndeshjes, pres një sfidë shumë të vështirë. Pas kësaj tragjedie që ka ndodhur, pres një atmosferë të veçantë. Ne duam të vazhdojmë të japim maksimumin dhe të marrim fitoren”.

Marrëdhënia me Conten dhe liderët e ekipit: “Si kapiten jam pak më afër trajnerit, që nga dita e parë kam pasur një marrëdhënie të drejtpërdrejtë dhe të sinqertë me të. Sinqeriteti është në themel të gjithçkaje. Conte është një trajner i fortë, i dinim cilësitë e tij. Jemi të lumtur që e kemi mes nesh. Kam mësuar për të kur isha në Europian.

Pas 10 muajsh mund të them që është trajneri i duhur për Napolin. Në themel të fitoreve të mëdha dhe ekipeve të mëdha është një grup i madh, nëse ka njerëz që kujdesen për njëri-tjetrin, kjo është thelbësore. Do ta përballojmë çdo vështirësi siç ka ndodhur tashmë, por gjithçka varet nga reagimi dhe si i përballojmë ato.

Nëse ke një grup të shëndoshë, është më e lehtë të kalosh mbi limitet e tua. Të gjithë duhet të jenë liderë, më shumë, ose më pak karizmatikë. Një emër? Lobotka flet pak, por në fushë, kur topi është i rëndë, ai e kërkon dhe nuk fshihet.

Ka liderë teknikë dhe liderë moralë, secili në mënyrën e tij. Ai merr përgjegjësi në fushë, ndoshta nuk flet shumë, por është i pari që lufton. Disa djem duhet t’i tërheqin të tjerët, duke filluar nga më ekspertët”.

Ëndrra për titullin: “Çfarë thuhet në dhomën tonë të zhveshjes për ‘scudetto’? E dimë që kemi arritur në një pikë të rëndësishme të kampionatit, synojmë një objektiv që dukej i paarritshëm në fillim të sezonit. E dimë që do të jetë e vështirë, por është në duart tona, do të japim maksimumin.

Nuk ka pasur një moment të caktuar vendimtar, ndeshje pas ndeshje kemi arritur deri këtu. Kemi dhënë maksimumin çdo javë dhe tani kemi arritur në një pikë ku duhet të bëjmë hapin e fundit, sepse ende nuk kemi fituar asgjë”.



Lexoni të gjitha në Bota Sot