Ukraina është e gatshme për bisedime në çdo format, për sa kohë që Kievi sheh se Moska “po përgatitet realisht për rrugën e vështirë drejt paqes”, deklaroi sot ministri i Jashtëm ukrainas, Andrii Sybiha.
“Rusia mund të tregojë gatishmërinë e saj të sinqertë për paqe duke rënë dakord për një armëpushim të vërtetë, të paktën për 30 ditë.
Nëse Rusia është gati për një armëpushim prej 60 apo 90 ditësh, edhe ne jemi gati”, shkroi ai në një postim në platformën X.
“Rusia duhet të ndalojë së foluri për gatishmërinë e saj për paqe dhe të fillojë të veprojë, duke rënë dakord pa kushte për një armëpushim të vërtetë dhe të qëndrueshëm”, shtoi ai.