Ku ndryshon mbrojtja ndaj Messit me atë të Ronaldos?

- Bota Sot

Ku ndryshon mbrojtja ndaj Messit me atë të Ronaldos?

Si është të luash kundër përbindëshave si Leo Messi dhe Cristiano Ronaldo?

Këtë e di mirë legjenda e kombëtares gjermane dhe Bayern, Philipp Lahm.

Në një intervistë të fundit, ai ka zbuluar si kanë qenë këto përballje për të.

“Më kujtohet çerekfinalja e Kupës së Botës 2010 kundër Argjentinës. Si u ndal Messi?

Tentuam mbrojtje kolektive dhe i zumë hapësirat. Ia dolëm, por ishte e vështirë”.

“Ne mbrojtësit e dinim se, nëse qëndronim shumë larg njëri-tjetrit, Messi do të na trajtonte si shtylla.

Duhej të qëndronim shumë afër njëri-tjetrit. Duhej organizim i përkryer, ose ai do të bënte atë që di”.

“Përgatitja për Ronaldon ishte po aq punë, por në një mënyrë tjetër. Ai nuk është driblues. Pikat e tij të forta ishin shpejtësia dhe finalizimi”.



Lexoni të gjitha në Bota Sot