Pacientët me kancer në Angli do të jenë të parët në Evropë që do t’u ofrohet injeksion imunoterapie
Deri në 15 mijë pacientë me kancer në vit mund të trajtohen me një injeksionin e shpejtë, të quajtur nivolumab, njoftoi NHS England.
Është shërbimi i parë shëndetësor në Evropë që u ofron pacientëve formën e injektueshme të ilaçit imunoterapik nivolumab.
Injeksioni zgjat tre deri në pesë minuta për t’u administruar dhe është i përshtatshëm për 15 lloje të ndryshme kanceri, duke përfshirë kancerin e mushkërive, zorrëve, veshkave, fshikëzës, ezofagut, lëkurës dhe kancerin e kokës dhe qafës.
Prof. Peter Johnson, drejtori klinik kombëtar i NHS England për kancerin, tha se kursimet e kohës do t’u “lejojnë ekipeve të trajtojnë edhe më shumë pacientë” dhe të lirojnë kapacitetin spitalor.