Dumfries: Ky është Interi i vërtetë

- Bota Sot

Dumfries: Ky është Interi i vërtetë

Denzel Dumfries u zgjodh mbrëmë lojtari më i mirë i ndeshjes pas paraqitjes spektakolare që e bëri në gjysmëfinalen e parë mes Barcelonës dhe Interit.

Mbrojtësi anësor i realizoi dy gola, ndërsa asistoi në një tjetër për ta kompletuar një paraqitje përrallore.

Ai ndihet mirë me paraqitjen individuale, e mbi të gjitha të ekipit Zikaltër, ndërsa beson se “Nerazzurri” mund të kualifikohen për në finale pas ndeshjes së kthimit, e cila do të luhet të martën tjetër në Milano.

“Mendoj se ishte një lojë e bukur nga ana e jonë. Pas tri humbjesh radhazi e kemi parë Interin e vërtetë, i cili ka luajtur me zemër dhe jam krenar. Tash mendojmë për Veronën e më pas për lojën e kthimit me Barcën.”

“Ne donim të fitonim, por ishte një lojë e bukur. Është gjithçka e hapur, të shohim në San Siro.”

“Gjithçka është e mundshme, jemi një skuadër e fortë dhe duhet ta demonstrojmë këtë në çdo lojë.”

“Jam i kënaqur me paraqitjen time, ishte një lëndim i vështirë, por tash jam kthyer dhe po shikojmë përpara".



Lexoni të gjitha në Bota Sot